
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar nisjen e një vale të re sulmesh në jug të Libanit, duke synuar pozicionet e Hezbollahut. Sipas një deklarate të publikuar në Telegram, në operacion janë angazhuar njëkohësisht forcat tokësore dhe ato ajrore.
Në një përditësim të mëparshëm gjatë ditës së sotme, IDF bëri të ditur se 9 anëtarë të Hezbollahut u vranë gjatë sulmeve të së shtunës në mbrëmje. Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Përshkallëzimi i situatës vjen në një kontekst më të gjerë përplasjesh rajonale. Libani u përfshi në konflikt pas sulmeve me raketa të Hezbollahut ndaj Izraelit, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe më pas me dislokim trupash tokësore në jug të vendit.
Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar shkatërrimin e urave mbi lumin Litani, duke i konsideruar ato si rrugë strategjike që përdoren nga Hezbollahu. Ai gjithashtu ka kërkuar intensifikimin e operacioneve, përfshirë shkatërrimin e ndërtesave në zonat e synuara.
Sipas IDF, në fillim të javës janë shkatërruar dy ura mbi lumin Litani, që lidhin jugun e Libanit me pjesën tjetër të vendit.
WATCH: Israeli airstrike targets Qasmiyeh Bridge over the Litani River in southern Lebanon pic.twitter.com/h37Vdhd14F
— Faytuks Network (@FaytuksNetwork) March 22, 2026
Lini një Përgjigje