Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëron se situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme, pas sulmeve të fundit që përfshijnë objekte bërthamore në Iran dhe Izrael.
Sipas tij, të shtunën në mbrëmje, raketa që dyshohet se kishin në shënjestër qendrën izraelite të kërkimit bërthamor në Dimona goditën zonat përreth, përfshirë qytetet Dimona dhe Arad, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon.
“Çdo përshkallëzim që përfshin objekte bërthamore përbën një rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, OBSH.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane deklarojnë se sulmi përbën një akt hakmarrjeje për një goditje të mëparshme ndaj centralit bërthamor në Natanz. Ky objekt konsiderohet kyç për programin bërthamor iranian, pasi strehon centrifuga nëntokësore për pasurimin e uraniumit dhe ishte dëmtuar gjatë përleshjeve në qershor 2025.
Shefi i OBSH-së thekson se çdo përshkallëzim që përfshin objekte bërthamore përbën një rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të menjëhershme të tensioneve.
Lini një Përgjigje