TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2025, 19:00

Përmirësohet gjendja shëndetësore, pas 5 javësh Papa Françesku lë nesër spitalin

Shkruar nga Pamfleti

Përmirësohet gjendja shëndetësore, pas 5 javësh Papa

Gjendja e Papa Françeskut është përmirësuar ndërsa Vatikani njofton se pas më shumë se 1 muaj qëndrimi në spital, nesër do të lërë spitalin.

Papa ka arritur parametra shëndetësorë mjaftueshëm pozitivë për të mos qëndruar më i shtruar në Klinikën Gemelli.

Lajmi u konfirmua në një konferencë për mediat, në një sallë të Vatikanit ku anëtarë të Selisë së Shenjtë dhe të ekipit mjekësor që e ndoqën papën argjentinas, folën për ecurinë shëndetësore të tij.

Papa Françesku u shtrua në spitalin e famshëm në Romë më 14 Shkurt dhe me daljen e tij këtë të dielë, përfundon trajtimin mjekësor që zgjati 5 javë.

Ai u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë, një infeksion i cili i shkaktoi probleme të rënda me frymëmarrjen.

Të dielën Papa pritet të ketë një dalje publike, ndërsa mjekët thanë se shërimi i tij i plotë do të kërkojë edhe disa javë të tjera.

Lini një Përgjigje