TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2025, 15:32

Protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, policia prangos mbi 330 persona

Shkruar nga Pamfleti

Protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit,

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, tubime të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme.

Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”.

Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) – subjekti kryesor opozitar – e ka dënuar arrestimin e tij, ndërsa e ka cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.

Ekrem Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua teksa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.

Policia qëlloi me plumba gome dhe spraj djegës ndaj demonstruesve në Stamboll, ndërsa turma hodhi flakadënë. Në qytetin perëndimor të Izmirit, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Në një fjalim, presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se autoritetet nuk do të lejojnë që të dëmtohet rendi publik dhe u zotua se nuk do t’i dorëzohet vandalizmit apo terrorizmit të rrugës.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri.

 

Lini një Përgjigje