TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2025, 12:52

Izraeli godet Libanin për herë të parë që nga armëpushimi

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli godet Libanin për herë të parë që nga

Izraeli nisi të shtunën një sulm ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor, ndërsa raketat goditën zonat në pjesën veriore të tij. Ky është sulmi i parë izraelit në Liban, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes dypalëshe të armëpushimit nëntorin e kaluar.

Sulmi vrau një person dhe plagosi tre të tjerë, sipas qeverisë libaneze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai kishte urdhëruar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit "të veprojnë me forcë kundër dhjetëra objektivave terroristë në Liban".

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se tre raketa u kapën në qytetin izraelit të Metula të shtunën në mëngjes. Nuk raportohet për të lënduar.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për lëshimin e raketës. Kryeministri i Libanit i ka kërkuar ushtrisë që të marrë masa për të parandaluar që vendi të tërhiqet "në një luftë të re".

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, Unifil, tha se ishte "e shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës", duke i kërkuar si Izraelit dhe Libanit që "të respektojnë angazhimet e tyre".

Shefi i IDF Eyal Zamir tha më herët se "shteti i Libanit mban përgjegjësi" për ruajtjen e marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund 14 muajve luftime me Hezbollahun, grupi i armatosur libanez i mbështetur nga Irani.

Raportet lokale në Liban thanë se me artileri ishte qëlluar në disa zona jugore të vendit.

Armëpushimi ka qenë i brishtë: Izraeli ka kryer pothuajse çdo ditë sulme ajrore mbi ato që i përshkruan si objektiva të Hezbollahut dhe ka thënë se sulmet do të vazhdojnë për të parandaluar riarmatimin e grupit.

 

Lini një Përgjigje