
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shprehet se janë 3-4 emra që mund të konsideron si kandidatë për postin e Kryeministrit.
Vuçiç tha se do të bëjë publik se kush janë kandidatët kur të kthehet nga Brukseli.
“Kur të kthehem nga Brukseli do të flas me partitë politike dhe me ata që kanë shumicën. Ne do të flasim me këdo që është i interesuar, nuk do të bëjmë zhurmë”, tha Vuçiç.
Pas protesta të shumta, Qeveria në Beograd ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që nëse nuk do të ketë një qeveri të re, atëherë Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor.
Lini një Përgjigje