
Sot pritet të jetë një ditë zhvillimesh kritike për politikën në Turqi, pasi Ekrem Imamoglu do të dalë para Gjykatës, e cila do të vendosë nëse do t'i zgjatet ose jo afati i paraburgimit.
Kryebashkiaku i Stambollit do të dëshmojë lidhur me akuzat ndaj tij për lidhje me organizatat terroriste, ndërsa Turqia është përfshirë nga një valë demonstratash që shprehin zemërimin popullor.
Demonstrata të mëdha po zhvillohen në Ankara, Antalia dhe natyrisht në Stamboll, ku kanë ndodhur edhe incidente, ndërsa policia përdor forcën për të sprapsur turmat.
Sipas autoriteteve policore, janë arrestuar 343 persona gjatë protestave që u zhvilluan në më shumë se dhjetë qytete, duke përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara.
Arrestimet janë bërë për të parandaluar "çrregullimin e rendit publik" dhe paralajmëruan se autoritetet nuk do të tolerojnë "kaos dhe provokime", siç tha Ministria.
Demonstratat e dhjetëra mijëra turqve kanë nisur që nga e mërkura, ditën e arrestimit të kundërshtarit politik të Tajip Erdogan, Ekrem Imamoglu.
Partia Popullore Republikane (CHP), së cilës i përket kryetari i bashkisë së Stambollit, e dënoi veprimin si të motivuar politikisht dhe u bëri thirrje mbështetësve të saj të protestojnë ligjërisht.
Sipas informacioneve të SKAI-t nga Turqia, në gjykatë priten dëshmitarë anonimë për të dëshmuar lidhur me akuzat ndaj Ekrem Imamoglu.
Në të njëjtën kohë, Partia Popullore Republikane (CHP) do të mbledhë një kongres të jashtëzakonshëm në 6 prill, në dritën e masave represive dhe veprimeve ligjore me të cilat po përballet partia.
Kongresi po mblidhet mes një hetimi të nisur nga një prokuror i Ankarasë në kongresin përfundimtar të partisë në 2023, me pretendime për parregullsi.
Ezel theksoi se CHP do të mbajë kongresin për të parandaluar emërimin e një përfaqësuesi të partisë.
Lini një Përgjigje