
Matteo Salvini, zv.kryeministwr dhe ministri i Transporteve nw Qeverinw italiane, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me zv.Presidentin amerikan, J.D.Vance.
Siç thuhet në një deklaratë, biseda telefonike zgjati 15 minuta dhe "në qendër të saj - e cila ishte veçanërisht e përzemërt dhe thelbësore - ishin mundësitë për bashkëpunim midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara".
“Salvini njoftoi se synon të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, me një delegacion investitorësh dhe biznesesh italiane”, thuhet nw njoftimin zyrtar. Salvini theksoi edhe një herë përpjekjen e përbashkët për të luftuar imigracionin e paligjshëm.
Së fundi, ai iu referua “teknologjisë shumë të avancuar amerikane në fushën e lidhjeve satelitore”.
Analistët në Itali theksojnë sot se ky element i fundit lidhet drejtpërdrejt me përpjekjen e kompanisë së Elon Musk për t'i shitur qeverisë italiane sistemin e lidhjes satelitore Starlink. Në të njëjtën kohë, shtypi raporton se “lëvizja specifike e Matteo Salvinit është bërë pa konsultim paraprak me Giorgia Melonin dhe thuhet se ka shkaktuar acarimin e kryeministres italiane, e cili gjithashtu synon, relativisht shpejt, të bëjë një udhëtim të ri në Shtetet e Bashkuara”.
Lini një Përgjigje