TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 20:32

Zjarri që shkrumboi pallatin, Brataj jep detaje: Në total 11 pacientë të prekur, një person me djegie 15 %!

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri që shkrumboi pallatin, Brataj jep detaje: Në total 11
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë detaje lidhur me situatën e ndodhur në Tiranë, ku një pallat, pranë QSUT u përfshi nga zjarri.

Flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë. Brataj theksoi se një person është i shtruar me djegie 15 %!

“Janë 11 në total. 6 janë shtruar. 4 tek toksikologjia, një është tek urgjenca. I vetmi person i shtruar për djegie, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Është një grua rreth të 50-tat. Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”,- tha Brataj.

 

skënder brataj zjarri te qsut

Lini një Përgjigje