Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara në një komunikim për mediat ka folur lidhur me zjarrin që përfshiu një kompleks banimi, pranë QSUT.
Ai theksoi se pas njoftimit u angazhuam zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Gjithashtu deklaroi se zjarri përfshiu të gjithë kompleksin.
“Tirana është angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet. Menjëherë kur kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks, jemi angazhuar menjëherë dhe është punuar intensivisht për lokalizimin e flakëve. Mund të themi që zjarri ka përfshirë të gjithë kompleksin”, tha ai.
Shefi i zjarrfikësve: Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Është akoma shumë herët për të thënë që zjarri është fikur, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave. Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet në kullat përreth. Tirana është angazhuar me të gjitha kapacitetet e plota, mbi 50 zjarrfikës nga Bashkia Tiranë, nga Vora dhe nga Kamza. Zjarrfikësit e ushtrisë janë këtu.
Në orën 16:52, nga salla e policisë, ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks dhe më pas unë kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e emergjencave civile, ministrin e Brendshëm dhe kemi bërë të mundur angazhimin e forcave që tashmë po punojnë intensivisht për lokalizimin e vatrave.
Nuk mund të flasim për sa apartamente janë shkrumbuar, pasi do të bëhet një bilanc më vonë, por mund të themi se zjarri ka përfshirë të gjithë pjesën e verilindjes së pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit, është përfshirë i gjithë.
Lini një Përgjigje