TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 15:01

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Tiranë është goditur një skemë mashtrimi në call center-a me dëme të dyshuara rreth 50 milionë euro, ku janë arrestuar 9 persona dhe janë marrë në pyetje 80 operatorë.

Në një rast tjetër, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur pjesërisht dosjen e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës Elvis Roshi, ndërsa GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Finiqit për shpërdorim detyre.

Në ngjarje të rënda kriminale, një autor është dënuar me burg përjetë për vrasje me çekiç, ndërsa në Vlorë tre persona u arrestuan pasi dhunuan dhe kërcënuan me armë një 35-vjeçar.

Në Tiranë është zbuluar edhe një skemë vjedhjeje prej 40 mijë paundësh në një market.

Në arenën ndërkombëtare, në Itali është goditur një grup i trafikut të drogës me 28 të arrestuar në operacionin “Daku”, ndërsa në Belgjikë disa shtetas shqiptarë po gjykohen për një seri grabitjesh.

Po ashtu, në Suedi është ekzekutuar një 20-vjeçar shqiptar në një ngjarje të lidhur me bandat e drogës.

 

edicion informativ

Lini një Përgjigje