TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 14:45

Nga Prishtina në Beograd, kryediplomati belg tur në Ballkan; pse u shmang Tirana?

Shkruar nga Pamfleti

Nga Prishtina në Beograd, kryediplomati belg tur në Ballkan; pse u

Ministër i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot, ka nisur një vizitë 6-ditore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryediplomati belg, ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinën, kurse Shqipërinë, ka bërë të ditur ai, do ta vizitojë në një tjetër fazë, kur do të ketë ‘’kënaqësinë të hap ambasadën’’ belge në Tiranë.

“Angazhimi me Ballkanin Perëndimor është strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor nuk është në pragun e Evropës, ai është në Evropë. Siguria e tyre është siguria jonë, stabiliteti i tyre është stabiliteti ynë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Postimi:

Duke filluar nga sot, një vizitë pune 6-ditore në Ballkanin Perëndimor.

Do të vizitoj Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shqipërinë do ta vizitoj në një fazë të mëvonshme, gjatë një misioni të veçantë, kur do të kem kënaqësinë të hap Ambasadën tonë në Tiranë.

Angazhimi me Ballkanin Perëndimor është strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor nuk është në pragun e Evropës — ai është në Evropë. Siguria e tyre është siguria jonë, stabiliteti i tyre është stabiliteti ynë. Disa prej këtyre vendeve kanë pritur për më shumë se njëzet vjet për t’u anëtarësuar në BE. Prandaj është e rëndësishme të ruhet një perspektivë e besueshme integrimi, por procesi mbetet i bazuar në merita: presim prej tyre të kenë guximin për të zbatuar reformat e nevojshme, në lidhje me sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe pajtimin rajonal.

Belgjika është dhe do të mbetet një partner i angazhuar në rajon, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Jam këtu për të thelluar partneritetet tona.

 

belgjika rajoni prevot

Lini një Përgjigje