Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, theksoi nevojën për unitet në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Duke iu referuar situatës në Maqedoninë e Veriut, ai vuri në dukje se të drejtat e shqiptarëve duhet të konsolidohen dhe të zhvillohen më tej, duke shmangur çdo prapakthim në standardet e arritura ndër vite.
“Duhet të jemi unik në mbrojtjen e të drejtave tona. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarët për të drejtat që janë arritura. Të drejtat e arritura nuk mund të devastohen, mundet vetëm të avancohen”, u shpreh ai.
Abazoviç theksoi se përvoja e rajonit tregon se mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit mes faktorëve politikë dhe shoqërorë mund të çojë në pasoja të rënda për stabilitetin.
“Nëse nuk do të bashkëpunojmë, ne do të shkojmë ne konflikt. Besoj se çdokush sot e sheh sa i dëmshëm ishte konflikti. Mali i Zi e ka ndjerë në trupin e vet”, tha ai.
Lini një Përgjigje