TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 18:10

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera veçojme:

Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, është thirrur në Shtetet e Bashkuara së bashku me dy prokurorë, duke sinjalizuar forcim të bashkëpunimit dhe mundësi për zhvillime të reja në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Ndërkohë, debatet politike vijojnë me kritika ndaj Edi Rama për Samitin e Diasporës dhe përplasjet mbi “Paketën e Maleve”.

Në ekonomi dhe siguri, rritja e çmimit të naftës ka sjellë reduktim me 40% të transportit publik, ndërsa një skemë mashtrimi me Call Center-a me vlerë rreth 50 milionë euro ka çuar në arrestime dhe hetime të gjera.

Paralelisht, Antimafia në Itali ka goditur një rrjet droge me 28 të arrestuar, shumica shqiptarë.

Në arenën ndërkombëtare, tensionet mbeten të larta: një sulm me armë ne nje shkolle tronditi Turqine, ndërsa negociatat mes SHBA dhe Iran dështuan pas 21 orësh tentativa.

Në Europë, Peter Magyar po nis formimin e qeverisë në Hungari pas fitores se thelle te zgjedhjeve perballe Viktor Orbanit, ku pritet te takohet me Presidentin, per te cilin me heret ka kerkuar largim.

edicionin informativ

Lini një Përgjigje