Klodjan Braho zhvillon vizitën e tij të parë në SHBA si drejtues i SPAK, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga krerët e seksioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Historia ka treguar se sa herë përfaqësues të SPAK kanë qenë në SHBA, disa javë më pas ka pasur arrestime të bujshme...
Shtetet e Bashkuara duket se e kanë rikthyer vëmendjen nga Tirana.
Ambasada prej gati 3 vitesh është pa ambasador, ndërkohë që roli i Uashingtonit ka qenë shumë më i tërhequr. Kjo ka bërë që politika të “hedhë valle”, ndërkohë që dhe sulmet ndaj drejtësisë janë shtuar.
Mirëpo dje dhe sot ka pasur zhvillime shumë interesante nga amerikanët. Presidenti Donald Trump nominoi Eric Wendt për ambasador në Tiranë. Nëse Senati e miraton, pritet një frymë e re në ambasadë.
Nga ana tjetër, mësohet se kreu i SPAK Klodjan Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara, janë thirrur në SHBA. Ata prej ditës së djeshme ndodhen atje dhe janë duke zhvilluar takime me personalitete të Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucioneve të tjera të rëndësishme.
Në fokus të tyre pritet të jenë forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për SPAK dhe prioritetet e amerikanëve për luftën ndaj narkotrafikut dhe karteleve të drogës.
Por historia ka treguar se sa herë krerët e SPAK shkojnë në SHBA, kthehen me porosi të qarta. Sali Berisha u mor i pandehur fill pas një viti në SHBA. E njëjta gjë ndodhi më pas me Erion Veliajn dhe Ilir Metën. Pra pyetja që shtrohet është: Kush do ta ketë tani radhën?
Fakti që Braho ka marrë me vete si shefen e seksionit të korrupsionit, ashtu dhe atë të krimit të organizuar, të bën të dyshosh se mund të kemi goditje si ndaj pushtetarëve, ashtu edhe ndaj bandave.
Që pas emërimit të Klodjan Brahos në krye të SPAK, nuk ka pasur operacione të bujshme, qoftë ndaj krimit, qoftë ndaj korrupsionit. Kjo është vizita e tij e parë në SHBA si drejtues i SPAK dhe sinjalet janë se në ditët në vijim mund të kemi zhvillime. /Pamfleti
Bravo Spak! Beni drejtesi per popullin shqiptar.Pastroni politiken e korruptuar me gjakun e popullit te varfer te hapet rruga per njerez te ndershem te zhvillohet Shqiperia.Te rriten rrogat trefish per policine e ndershme dhe prokuror te ndershem qe punojne me pasterti.Pastroni policine dhe drejtesine nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale.1.5 miljon minimum duhet rroga per policet e ndershem..te zhvillohet vendi te ppastrohet shteti nga kermat..Bravo Spak,gjithe populli ju mbeshtet!
Te dhjefsha mu ne Spak e mu ne drejtesi. Per fatin tone te mire Amerika nuk heq dore nga arrestimi I kryemafiozit non grata. Te shohim sa bythe do kete Brahua per te mbrojtur edhe kete radhe babin e Zenit kriminel.