TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2026, 20:11

Flakët nisën nga dyqanet në katin e parë, drejtori i zjarrfikësve të Tiranës: Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës!

Shkruar nga Pamfleti
Flakët nisën nga dyqanet në katin e parë, drejtori i
Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe banesat e dhjetëra familjeve.

Në më shumë se gjysmën e pallatit ka mbetur vetëm fasada e djegur. Zjarri dyshohet se ka nisur nga dyqanet në katin e parë të pallatit dhe pastaj është përhapur me shpejtësi.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i zjarrfikësve të Tiranës dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve.

“Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. Janë tre autoshkalla. Dy në aktivitet, një në pjesën veriore. Kemi futur të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar shuarjen e zjarrit.
Nga volumi i zjarrit që shohim, zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit. Ne u përqendruam në të dyja skajet e vatrave të zjarrit. Kemi përqendruar forca edhe në tarracë. Deri më tani nuk kemi informacion për pasoja fatale, gjë që është shumë e rëndësishme.

Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit”, tha Goxhaj.

Deri më tani, 7 persona kanë mbetur të asfiksuar, 3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT.

 

 

zjarrii te qsut

Lini një Përgjigje