TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 20:28

Vijon prej 4 orësh zjarri pranë QSUT, disa apartamente ende në flakë (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vijon prej 4 orësh zjarri pranë QSUT, disa apartamente ende në
Vijon zjarri

Zjarri i rënë në një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë vijon prej më shumë se katër orësh, ndërsa disa apartamente mbeten ende të përfshira nga flakët.

Sipas të dhënave nga terreni, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vazhdon pa ndërprerje, në përpjekje për të izoluar vatrat aktive dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesë të tjera të godinës.

Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca, përfshirë mbi 50 zjarrfikës, emergjencat civile dhe Forcat e Armatosura. Ndërhyrja po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, ku helikopterët Cougar vijojnë hedhjen e ujit mbi zonat më problematike.


Pavarësisht përpjekjeve intensive, flakët në disa apartamente vijojnë të jenë aktive, duke e bërë operacionin më kompleks për shkak të përhapjes në fasadë dhe strukturën e ndërtesës.

Deri më tani raportohen disa persona me shenja asfiksie, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT, ndërsa në gatishmëri janë vendosur edhe autoambulanca për çdo rast emergjent.

Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të zjarrit, ndërsa paralelisht pritet të nisë edhe hetimi për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Vijon prej 4 orësh zjarri pranë QSUT, disa apartamente ende në

 

Lini një Përgjigje