TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 07:13

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit në jug të vendit.

Në orët e mesditës deri në pasdite reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal edhe në qendër dhe në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.

Përsa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të vazhdojë të jetë i ulët, me forcë nga 2 deri në 3 ballë.

Lini një Përgjigje