
Drejtoria e Burgjeve dhe Policia e Burgjeve zhvilluan një kontroll të befasishëm në IEVP Fushë-Krujë, ku gjetën telefona celularë, pajisje të ngjashme me orë-telefon dhe sende të tjera të ndaluara.
Aksioni nisi rreth orës 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Grupet e kontrollit verifikuan ambientet e institucionit dhe kryen kontrolle të plota brenda tij.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 3 telefona celularë, 3 pajisje të ngjashme me orë-telefon, disa mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera që nuk lejohen në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Autoritetet njoftuan se do të vijojnë kontrolle të ngjashme edhe në burgje të tjera, me qëllim forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme.

Lini një Përgjigje