TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 19:31

Aksion “blic” në Burgun e Fushë-Krujës, kontrolle në qeli për sende të paligjshme

Shkruar nga Pamfleti
Aksion “blic” në Burgun e Fushë-Krujës, kontrolle
Foto ilustruese

Një aksion i befasishëm është zhvilluar këtë të mërkurë në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, nga forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Mësohet se 10 furgonë me efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në institucion pak minuta para nisjes së kontrolleve, duke ushtruar verifikime të imtësishme në të gjitha ambientet e burgut.

Operacioni është vijim i aksioneve të ndërmarra së fundmi në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend, me qëllim goditjen e sendeve të kundërligjshme brenda qelive.

Nga kontrollet synohet kapja e materialeve të ndaluara si thika të improvizuara, telefona celularë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.

Aksioni vijon ende, ndërsa deri në këto momente nuk ka një bilanc zyrtar mbi sendet e sekuestruara apo rezultatet e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet.

burgje kontroll drejtoria

Lini një Përgjigje