Monika Kryemadhi ka folur për jetën personale, marrëdhënien me Ilir Metën dhe zhvillimet politike në vend.
Duke komentuar paraqitjen e Ilir Metës në seancën e fundit gjyqësore, Kryemadhi tha se e sheh atë të kthjellët politikisht dhe në gjendje të mirë fizike, pavarësisht situatës që po kalon.
“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin. Për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht”, u shpreh ajo.
Kryemadhi tregoi se aktualisht nuk ka komunikim me Metën, ndërsa pranoi se marrëdhënia mes tyre ka kaluar momente të vështira.
“Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti”, deklaroi ajo.
Në intervistë, ajo shprehu respekt për ish-presidentin, duke e cilësuar si një figurë me ndikim në jetën dhe karrierën e saj politike.
“Respekti im për të është i pakufizuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha”, tha Kryemadhi.
E pyetur se cili është politikani që vlerëson më shumë në politikën shqiptare, Kryemadhi përmendi deputetin socialist Erion Braçe.
“Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”, deklaroi ajo për emisionin “Shqipëria Live”.
Lini një Përgjigje