Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u zhvilluan sot homazhe në nder të ish-kryetarit të Kuvendit dhe një prej figurave më të vjetra të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi. Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete të politikës shqiptare i dhanë lamtumirën e fundit politikanit veteran.
Në një fjalë prekëse para të pranishmëve, djali i tij, ish-deputeti Arben Pëllumbi, u shpreh me zë të dridhur dhe sy të përlotur se ndihej krenar për babanë që pati. Ai tha se me ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit nuk humbi vetëm prindin, por edhe një shtyllë të rëndësishme të jetës së tij.
Arben Pëllumbi kujtoi mësimet dhe vlerat që i ati i kishte përcjellë familjes, ndërsa theksoi se largimi i tij lë pas një boshllëk të madh, por edhe shumë dritë.
"Familjarë, miq, shokë, kolegë bashkëpunëtorë që jeni sot këtu apo nga pamundësia ndodheni shpirtërisht pranë nesh, të gjithë që na keni qëndruar pranë në emër të familjes ju falenderoj.
Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, humb një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet. Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, I drejtë, I qetë dhe I respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Ai na mësoi se jeta duhet jetuar me ndërshmëri, me përgjegjësi dhe mbi të gjitha me dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë të fortë edhe kur jeta bëhet e vështirë. Të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetit. Cdo kujtim me të është një pasuri e pacmuar, për mua dhe për ne
Fjalët e tij, këshillat, prania e qetë të gjitha këto do të na shoqërojnë përgjithmonë. Sot e them me krenari që jam djali i tij. Krenar për familjen që ai ndërtoi, për vlerat që na la dhe për dashurinë që na dhuroi pa kushte.
Ai do të jetojë gjithmonë te ne në mënyrën si jetojmë, si sillemi dhe duam njëri tjetrin. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por gjithashtu ka lënë edhe një dritë të fortë shembullin e jetës së tij dhe kjo dritë do të vijojë të na udhëheqë.
Lamtumirë profesor, faleminderit për gjithçka na dhe, do të jesh gjithmonë me ne.", tha në fjalën e tij Arben Pëllumbi.
I shkofsh mrapa mrena James komunista hajdut kriminelaxx