TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 11:53

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:

Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën nga Gjirokastra, duke e akuzuar se po hedh “baltë” ndaj PS-së. Ai theksoi se 83 mandatet i japin shumicës mundësinë të çojë përpara reformat pa konsensus me PD-në.

Në krahun tjetër, kreu i PD-së Sali Berisha, në një aktivitet në Krujë, lëshoi akuza të forta ndaj Ramës, duke e krahasuar në mënyrë provokuese me figura historike dhe duke e akuzuar për lidhje të ngushta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Një raport i IOM paralajmëron se Shqipëria rrezikon rënie të mëtejshme të popullsisë për shkak të emigracionit të të rinjve në moshë riprodhuese, duke e renditur ndër vendet më të prekura në Europë.

Në Tiranë u mbajtën homazhe për ish-kryetarin e Kuvendit Servet Pëllumbi, ndërsa familja e shoqeria e përshkruan si një figurë me dinjitet dhe kontribut të rëndësishëm në jetën publike.

Në Hagë është shtyrë për në 20 korrik 2026, vendimi për ish-krerët e UÇK-së, sipas konfirmimeve të mbrojtjes.

Në rajon, një anije mallrash që udhëtonte nga Shqipëria drejt Ukrainës u fundos në ujërat greke, por ekuipazhi u shpëtua pa viktima.

Në Itali, autoritetet goditën klanin “Di Lauro”, i lidhur me trafikun e drogës dhe rrjete kriminale shqiptare.

Në Turqi u prezantua një raketë e re ndërkontinentale me rreze deri në 6,000 km, ndërsa në SHBA, Donald Trump pezulloi operacionin në Ngushticën e Hormuzit, duke lënë në fuqi bllokadën ndaj Iranit.

Ndërkohë, Papa Leo XIV ritheksoi qëndrimin kundër armëve bërthamore dhe u shpreh i hapur ndaj kritikave, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe të së vërtetës në debatet publike. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje