TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 10:18

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, reagon djali i tij: Jetove me dinjitet për Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, reagon djali i tij: Jetove me dinjitet

Ish deputeti i PS, Arben Pëllumbi, biri i një prej figurave më të spikatura të së majtës shqiptare, Servet Pëllumbit, ka reaguar për ndarjen nga jeta të babait të tij.

“Sot u nda nga jeta babai im, Servet Pëllumbi! Profesori siç e thërrisnin të gjithë, ishte një njeri që jetoi me dinjitet, mendim të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen, dijen dhe Shqipërinë. Për mua ai ishte më shumë se një prind, ishte udhërrëfyes, mësues dhe forca ime morale. Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë. Mirënjohje pa fund që pata fatin ta kem baba. U prehsh në paqe”, shkruan Arben Pëllumbi.

Servet Pëllumbi mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 5 majit, duke lënë pas një trashëgimi të gjerë në jetën politike dhe akademike të vendit.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë në radhët e Partia Socialiste dhe në Kuvendi e Shqipërisë, ku u shqua si një ndër figurat më jetëgjata dhe aktive. Pëllumbi ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Kuvendit, si dhe atë të nënkryetarit të Partisë Socialiste në vitet e para të pluralizmit.

I lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë, ai kreu studimet e larta në Universitetin e Petersburgut, ku u titullua doktor i shkencave në Letërsi.

Karrierën e nisi si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës dhe më pas në Universitetin e Tiranës, për t’u bërë më vonë pjesë e strukturave drejtuese politike.

Ndërkohë sot, më 6 maj, zhvillohet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Homazhet në nder të figurës së njohur publike kanë filluar në orën 09:30 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore.

ndarja nga jeta e servet pëllumbit

Lini një Përgjigje