Ardian Meslani, babai i 8 vjeçarit të plagosur prej aksidentit të ndodhur në Durrës dy ditë më parë, ka folur mbi ngjarjen tragjike.
Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, ai tregoi se djali i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
-Ju uroj shërim sa më të shpejtë të djalit dhe shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë. Ngushëllime për rastin tjetër! Në çfarë gjendje është?
Meslani: Djali tani është jashtë rrezikut për jetën, jemi në mes të një ndërhyrjeje.
-Do bëhet në Shqipëri?
Meslani: Do bëhet këtu te Trauma.
-Çdo gjë është në rregull në spital, vëmendja, kujdesi?
Meslani: Vëmendja është në rregull, po unë kam edhe dy fëmijë të tjerë te shtëpia, kanë nevojë për psikolog.
-Nuk ju kanë çuar psikologë fare për të qetësuar familjen?
Meslani: Jo fare absolutisht!
-Si është gjendja në familje?
Meslani: Super e rënduar?
-A të tha djali në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja?
Meslani: Vetëm dicka më ka thënë, kërkon shokët e vet dhe thotë erdhi makina me shpejtësi, na mori përpara!
-Ju nuk i keni thënë gjë?
Meslani: Jo, jo! Edhe këtu kemi një psikologe private.
Për shoferin e dehur që përplasi fëmijët, Meslani tha se e njihte dhe se e ka denoncuar disa herë për shpejtësinë e tejkaluar.
Lini një Përgjigje