Ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, në Tiranë.
Sipas axhendës zyrtare, arkëmorti do të mbërrijë në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej”, për t’u vendosur më pas në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku do të mbahen homazhet.
Homazhet për qytetarët do të nisin në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 janë parashikuar homazhet zyrtare me pjesëmarrjen e autoriteteve shtetërore.
Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në orën 12:30, ku sipas protokollit do të mbahen edhe dy fjalime përkujtimore.
Në vijim, në orën 13:00, kortezhi funeral do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku Servet Pëllumbi do të përcillet për në banesën e fundit.
Lini një Përgjigje