TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2026, 21:11

Qirinj për fëmijët e vrarë, qytetarët revoltë të heshtur para Bashkisë së Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Qirinj për fëmijët e vrarë, qytetarët revoltë

Të afërm të viktimave dhe banorë të zonës janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara godinës së Bashkisë, ku kanë zhvilluar një protestë të heshtur në kujtim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Pjesëmarrësit, kryesisht të rinj të veshur me të zeza, kanë ndezur qirinj në shkallët e institucionit si shenjë homazhi, ndërsa kanë zgjedhur heshtjen si formë reagimi ndaj asaj që e konsiderojnë mungesë sigurie në zonat e banuara.

Gjatë tubimit, për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi në një nga rrugët kryesore të qytetit. Protesta u zhvillua pa deklarata për mediat, duke reflektuar një revoltë të qetë, por domethënëse ndaj institucioneve vendore.

Ky reagim vjen pas një tjetër akti simbolik të zhvilluar më herët gjatë ditës, kur pranë Drejtorisë së Policisë Durrës u vendos një kurorë me lule me mesazhin: “Merrni masa”.

Ngjarja që ka tronditur komunitetin ndodhi kur 57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përplasi tre fëmijë që po luanin në trotuar. Si pasojë, humbën jetën në vendngjarje Kles Nikolli, 9 vjeç, dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa një tjetër i mitur, Arbjon Meslani, 8 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti u përplas edhe me një automjet të parkuar përpara se të ndalonte.

Banorët dhe familjarët kërkojnë masa konkrete për rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonë, ndërsa është paralajmëruar edhe një protestë më e madhe gjatë ditës së nesërme.

“Rreth orës 14.00 kam dalë nga shtëpia bashkë me mjetin me targa AB 909 PC dhe do të shkoja të merrja një vegël pune tek një shoku im. Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë, papritur nga një rrugicë lagjeje doli një automjet, unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Pasi hipa mbi trotuar, jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin mbi trotuar. Automjeti që unë po drejtoja nuk ka arritur të ndalojë dhe kam shkuar disa metra më përpara. Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë ku punonjësve të dyqanit ju kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani derisa erdhi policia dhe më mori për në komisariat”, dëshmoi sot autori para trupës gjykuese.

Lini një Përgjigje