
Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjet për kryetar më 23 maj me një kandidat të vetëm. Vendimi u mor nga Kryesia e partisë, e cila ka miratuar Sali Berishën si emrin e vetëm në garë, duke përjashtuar kandidaturat e tjera të propozuara.
Analisti Frrok Çupi e cilësoi situatën si problematike për një parti politike. “Saliu është i vetmi kandidat, është shumë qesharake. Si mund t’i besohet kësaj partie?”, u shpreh ai gjatë një interviste për "Abc News".
Gjithashtu, Çupi hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit, duke vlerësuar negativisht ndikimin e tij në vend.
“Atë që i ka bërë Shqipërisë Sali Berisha nuk do ia kishte bërë askush”, deklaroi ai, duke shtuar se, Partia Demokratike nuk gëzon më mbështetje nga qytetarët.
Analisti deklaroi se kjo që po ndodh në Partinë Demokratike është qesharake. Ai theksoi se PD vetë qytetarët e kanë refuzuar, ndërsa shtoi se Sali Berisha i ka shkaktuar dëm të madh Shqipërisë.
“Saliu e ka shumë përzemërt që ta krahasosh me Enver Hoxhën. Janë dy kohë, në dy kohë janë dy gjëra, dy mundësi dhe dy gjera. Enveri jetoi kohën e vet, Berisha në kohën e tij jeton kohën e Enver Hoxhës. Atë që i ka bërë Shqipërisë Sali Berisha nuk do ia kishte bërë askush, madje po të bëhej bilanci, Enver Hoxha del i fituar. PD e ka eliminuar shpirti i popullit, sepse nuk e do më. Saliu është i vetmi kandidat, është shumë qesharake. Si mund t’i besohet kësaj partie?”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje