Giovanni Battista Telesca rezulton nga hetimi se ka mashtruar një numër biznesmenësh në Tiranë, duke u zhvatur miliona euro
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për mashtruesin italianin Giovanni Telesca.
Gjykata e Tiranës i komunikoi masën “detyrim paraqitjeje” shtetasit italian, administrator i kompanisë “Euro Beton 2005”, nën dyshimet për veprat penale të “mashtrimit”, “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”. Hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj zbuluan një skemë komplekse të pastrimit të parave.
“Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë fazë, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi Giovanni Battista Telesca, administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005” sh.p.k., ka mashtruar me anë të shpërdorimit të besimit shtetasin Altin Mamica, duke përfituar në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., ku 51% të aksioneve zotërohen nga djali i tij Pietro Telesca. Gjithashtu, ai ka zhvilluar aktivitet ekonomik të pafiskalizuar, duke krijuar të ardhura të larta në rrugë të paligjshme, duke fshehur dhe shmangur detyrimet tatimore nëpërmjet mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim fitimin material për vete. Në rastin konkret, vetëm vlera e TVSH-së (tatimi mbi vlerën e shtuar) është 14.972.918 lekë”, thekson prokuroria.
Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjykata e cila megjithëse pranoi të zbusë masën e sigurisë për biznesmenin, nga ana tjetër ka vendosur të lërë në fuqi masën e sekuestrimit të kompanisë së tij, “Euro-Beton 2005”, e cila zotërohet nga Pietro Telesca dhe Giovanni Battista Telesca, Arjan Ormenaj person i shpallur në kërkim nga SPAK dhe Bujar Gazheli.

Giovanni Battista Telesca rezulton nga hetimi se ka mashtruar një numër biznesmenësh në Tiranë, duke u zhvatur miliona euro, ndërsa është personazhi kyç që mban lidhjet me grupet kriminale për pastrimin e parave në ndërtim.
Hetimi ka zbuluar pastrimin e dhjetëra milionë eurove, një skemë disavjeçare mashtrimi, evazion fiskal etj., vepra penale të kryera nga një grup i dyshuar kriminal, por që megjithatë dosja nuk është referuar për komptencë në SPAK. /Pamfleti
Lini një Përgjigje