TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
Edicioni i lajmeve kronika e zezë

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Gjykaten e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijojnë përplasjet në disa nga çështjet më të rëndësishme në vend.

Në dosjen e Gërdecit, ish-ministri Fatmir Mediu kundërshtoi pretendimet e prokurorisë, ndërsa çështja e inceneratorëve ndaj Alqi Bllakos vijon në gjykatë me akuza për përfitime të dyshuara.

Ndërkohë, për dosjen ndaj Erion Veliajt dhe te bashkëpandehurve të tij është caktuar trupa gjykuese, që do të shqyrtojë çështjen e ndarë në dy pjesë, pas kërkesave për gjykim të shkurtuar.

Në planin e sigurisë, policia ka goditur një rrjet të lojërave të fatit në Tiranë dhe ka sekuestruar pajisje pokeri dhe baste sportive, ndërsa kontrolle janë zhvilluar edhe në burgjet e Fushë-Krujës dhe Peqinit, ku janë gjetur celularë të ndaluar.

Ngjarje të rënda janë raportuar edhe në Elbasan me një viktimë nga të shtënat me armë, si dhe në SHBA pranë Shtëpise e Bardhë, ku një incident i armatosur ka rritur masat e sigurisë. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje