TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2026, 11:30

Familja e braktis në sallën e gjyqit, Gjykata e mbyll në qeli; akuzat zyrtare ndaj Nikoll Radaçit

Shkruar nga Pamfleti
Familja e braktis në sallën e gjyqit, Gjykata e mbyll në qeli;
Nikoll Radaçi

Radaçi u paraqit në sallën e gjyqit pas kafazit të xhamtë ku u shfaq me kokën ulur dhe nuk dha asnjë deklaratë gjatë seancës.

Shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një i tretë, ka dalë para trupit gjykues.

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në qeli Nikoll Radaçin duke i caktuar masën 'arrest me burg'.

Radaçi u paraqit në sallën e gjyqit pas kafazit të xhamtë ku u shfaq me kokën ulur dhe nuk dha asnjë deklaratë gjatë seancës.

Në të njëjtën kohë, familja e tij nuk ishte e pranishme dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta mbështetur në këtë fazë të procesit.

Mësohet se familjarët kanë refuzuar t’i sigurojnë një avokat, çka detyroi gjykatën t’i caktojë mbrojtje ligjore nga shteti.

Akuzat që rëndojnë ndaj Radaçit janë: Shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen, drejtimi i mjetit në gjendje të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Sipas avokates së caktuar nga shteti, e cila dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të gjyqit, Radaçi mund të dënohet nga 5 deri në 20 vite burg.

Avokatja Arta Gecaj tha se 57-vjeçari është në gjendje të rënduar emocionale dhe se ka shprehur pendesë.

“Nga prokuroria ka ardhur me 3 akuza. I pandehuri nuk foli fare, dukej në gjendje të rënduar psikologjike. Isha e ftuar nga shteti për të realizuar mbrojtjen pasi nuk kishte një avokat të zgjedhur. Akuzat janë Shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen, drejtimi i mjetit në gjendje të parregullt, largimi nga vendi i aksidentit. Ka shprehur pendesë”, tha avokatjaArta Gecaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar kur u përplasën nga një automjet i drejtuar nga Radaçi, i cili, sipas të dhënave paraprake, shoferi ishte në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën një 12 vjeçar, dhe një 10 vjeçar, ndërsa një tjetër fëmijë, 8 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, janë rikthyer në vëmendje edhe të dhëna mbi precedentët e drejtuesit të mjetit. Sipas informacioneve, katër vite më parë atij i është pezulluar dy herë patenta.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Në seancën e djeshme plenare në Kuvend, u kërkua forcimi i masave në Kodin Rrugor për të parandaluar raste të ngjashme.

 

aksidenti tragjik ne durres arrest me burg per nikoll radacin

Lini një Përgjigje