Në memorialin “Nëna Shqipëri” në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj vendosën kurora me lule pranë memorialit në Varrezat e Dëshmorëve, duke përkujtuar sakrificën e të rënëve për vendin.
Dita e Dëshmorëve lidhet me 5 majin e vitit 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili u shndërrua në një nga figurat simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shteti shqiptar nuk kishte një status të përcaktuar ligjor për dëshmorët.
Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, u miratua ligji nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky akt parashikonte mbështetje edhe për familjet e patriotëve të rënë në periudha të mëparshme, përfshirë Rilindjen Kombëtare dhe luftërat për pavarësi.
Përpara krijimit të shtetit shqiptar, kujtimi i dëshmorëve është ruajtur kryesisht përmes traditës gojore, këngëve epike dhe trashëgimit historik nga brezi në brez.
Gjatë periudhës së komunizmit, 5 Maji u kthye në një ditë përkujtimore të institucionalizuar. Në këtë datë organizoheshin vizita në varrezat e dëshmorëve dhe në familjet e tyre, ndërsa në të gjithë vendin u ndërtuan varreza përkujtimore.
Edhe sot, çdo vit në këtë ditë, drejtuesit më të lartë të shtetit zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të atyre që kanë rënë për lirinë e vendit.
Edhe kete e bejn keta?! Hajnat, banda antishteterore, kriminelet antishqiptar kane shkuar qe te fyajnë dëshmorët e nenes Shqiperi. S'lane te zezë pa bërë.