TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2026, 08:27

Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës dhe Peqinit, sekuestrohen disa celularë

Shkruar nga Pamfleti
Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës dhe
Celularët e sekuestruar

Kontrollet e befasishme dhe të intensifikuara në institucionet e vuajtjes së dënimit kanë zbuluar raste të reja të posedimit të sendeve të ndaluara, kryesisht telefona celularë.

Në burgun e Fushë Krujës, gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e jashtme, janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona celularë. Ndërkohë, në IEVP Peqin, pas informacioneve operative, forcat e Drejtorisë së Policisë kanë kryer një kontroll, ku është evidentuar dhe sekuestruar një tjetër telefon celular.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Burgjeve, në të dyja rastet janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, ndërsa është njoftuar edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për vijimin e hetimeve.

Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, duke aplikuar një politikë “tolerancë zero” ndaj çdo shkeljeje, me synim garantimin e sigurisë dhe rendit në sistemin penitenciar.

 

burgu i fush krujes peqin kontrolle celulare

Lini një Përgjigje