TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 22:52

Ish-prokurori shpjegon vendimin e Kolegjeve të Bashkuara: Gjykatat duhet të japin arsyetime konkrete për çdo rast

Shkruar nga Pamfleti
Ish-prokurori shpjegon vendimin e Kolegjeve të Bashkuara: Gjykatat
Gjykata e Lartë

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka komentuar vendimin e fundit për unifikimin e praktikës lidhur me caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

I ftuar në emisionin “Off the Record” A2 CNN, Beçi theksoi se aktualisht është publikuar vetëm njoftimi i shkurtër i vendimit të Kolegjeve të Bashkuara, ndërsa arsyetimi i plotë pritet të zbardhet në vijim.

Sipas tij, Gjykata e Lartë ka përcaktuar tre elementë kryesorë që duhet të udhëheqin gjykatat në vendimmarrje:

Gjykatat duhet të analizojnë në mënyrë konkrete rrethanat dhe kushtet e përshtatshmërisë së masës ‘arrest me burg’, jo në mënyrë abstrakte dhe me formulime të përgjithshme si ‘rreziku i ikjes’ apo ‘rreziku i përsëritjes së veprës penale’. Çdo vendim duhet të jetë i individualizuar për secilin person”, u shpreh Beçi.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas tij, është se arresti me burg duhet të mbetet masa e fundit: “Gjykata duhet të argumentojë pse masat e tjera si detyrimi për paraqitje, garancia pasurore, arresti në shtëpi apo ndalimi i daljes jashtë shtetit janë të papërshtatshme. Vetëm pasi përjashtohen të gjitha këto, mund të vendoset ‘arresti me burg’ si masë e domosdoshme.”

Beçi nënvizoi gjithashtu se barra e provës i takon prokurorisë: “Prokurori duhet të provojë para gjykatës se të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme dhe se ‘arresti me burg’ është e vetmja masë e përshtatshme në atë rast.”

 

gjykata e lartë

2 Komente

  1. D
    Daku

    Ehh mor prokuror...si do plasi krimi tani e tutje...do rritet ndjeshem numri i krimeve te vogla sepse kriminelet do e kuptojne qe ska me burg per ta por vetem arreste shtepie fiktive....prokurori harron qe ktu ne jemi nje shoqeri aq e inkriminuar saqe ne shqiptaret per cdo rast mendojme sesi ta shkelim ligjin dhe tja hedhim dhe jo sesi te ecim paralel me ligjin dhe ta respektojme ate...nejse te shkretet femijet tane qe do jetojne epoken e re te krimineleve qe perfitojne nga komoditetet e ligjit dhe te ketij vendimi

    1. N
      Nje ish gjyqtare

      Ervin ti e di shume mire qe asgje nuk kane unifikuar. Te gjithe qe jane ndopak jurist e kuptojne se ne kete vendim kane marre copy paste dispozitat e Kodit te procedures penale dhe i kane shkruar. Kryetari i famshem nisi te bente tjeter gje po nuk ja mbajti b...., atij dhe te tjerve dhe bene kete mush mash qe as vete nuk e dine ckane bere

      Lini një Përgjigje