
Nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës ka folur lidhur me ngjarjen e cila ka tronditur familjen e tyre.
Nëna ka dhënë detaje lidhur me ditën tragjike të cilën ata e kishin kaluar bashkë deri pak çaste para aksidentit fatal.
Ajo theksoi se me djalin e saj kishin qenë në kishë dhe më pas ishin kthyer në shtëpi. Sipas saj djali i saj i mitur kishte insistuar të dilte të hante akullore dhe të luante me miqtë e tij pranë shtëpisë në trotuar ku edhe ka ndodhur ngjarja. Ajo më tej shpjegoi sesi e mori vesh ngjarjen pasi ajo u fut brenda në banesë pak çaste para se të ndodhte tragjedia.
“Ne sa ishim nisur për në kishë, arritëm në kishë e ndezëm qirinjtë me djalin. Djali u gëzua se ndezi qirinjtë dhe atje kaloi një ditë të bukur dhe të mirë me fëmijët. U kënaqën fëmijët. Kur erdhëm në shtëpi ishte ora 1, i bëra bukë djalit, më kërkoi bukë.
Sa hëngri bukë djali, tha mami do të dal përjashta, do marr një akullore. Sa doli djali unë u futa brenda. Nuk vonohem tha mami. I thashë, ku do shkosh? Pesë minuta më tha mami se do dal tha, me shok. I thashë, mos vono nuk vono moj mami. E di, tha, nuk vonohem. Më ke merak më tha.
Unë sa hyra brenda kur dëgjova fëmijët. Brodhi me vrap mami i shkretë sikur ndjeu një gjë në kraharor që e shpoi. Me vrap shkova”, tha ajo për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje