
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga aksidenti tragjik në Durrës, ku një 57-vjeçar, në gjendje të dehur, përplasi për vdekje dy të mitur dhe plagosi rëndë një tjetër teksa luanin në trotuar.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se familja e autorit është larguar nga banesa për shkak të frikës nga hakmarrja.
“Për shkak të pasojave të ngjarjes është detyruar familja e autorit të ngjarjes gruaja dhe fëmijët janë larguar menjëherë nga lagjja se janë nga Mirdita siç janë edhe familjet e Muça dhe Nikolli të dy fëmijëve të vdekur. Ata edhe dhe kanë bërë edhe një letër atyre ku kërkojnë ndjesë”, u shpreh ai.
Sipas gazetarit, situata pas ngjarjes tregon tension social dhe mungesë sigurie.
“Problemi është se duket sikur jemi në mesjetë se gjërat bëhen me kanun. Ngjarjen e ka bërë personi dhe ata largohen se mos ka hakmarrje”, tha Artan Hoxha.
Ai ngriti edhe pikëpyetje lidhur me rolin e institucioneve në parandalimin e rasteve të tilla.
“Ai inspektori i zonës është për të shmangur këto ngjarje. A e di sa familje janë sot që ruhen me policë?”, u shpreh Hoxha.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa mbeten ende pyetje mbi përgjegjësinë institucionale dhe masat parandaluese që mund të ishin marrë më herët.
Ti kokelope llafazan pa dogane mendo kur flet. Vjen maloku qe nuk ka pas as gomar e behet tape me alkool e shtyp femijet ne gonxhen e moshes e ti kokedhjame ben ligjerata. Me hyri makine ne rrote te makines i shtrengoj doren shoferit e i them, ishe ne te drejten tende, te kam bere vellam se nuk qe faji yt. Kujt ia tregon civilizimin, ligjin e kanunin ti legen. Rri ore urte se do te te perlaje ndonje i krisur qe, i ka ardhur shpirti ne maje te hundes.