Gazetari Artan Hoxha e përshëndeti vendimin e sotëm të publikuar nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të ndryshuar kriteret për marrjen e masës “arrest me burg”.
Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky është vendim i rëndësishëm, sepse janë mbushur burgjet plot dhe janë qindra qytetarë të harruar në burgje.
“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Kolegjet e bashkuara prej datës 9 prill arritën sot një vendim që ndryshon vendimin e vitit 2011, që ia linte barrën e provës të arrestuarit, pra që ai ta provonte pse nuk duhej mbajtur në burg. Ndërsa tani duhet ta vendosë prokuroria. Është bërë praktikë që gjykatat i rrëzojnë masat alternative.
Kjo masë që është mbështetur edhe nga politika, nga shteti që duhen arrestuar ata që nuk paguanin drita, apo ndërtonin pa leje, bënë që 2 në 3 të burgosur të jenë të paraburgosur dhe kosto paguhet nga buxheti i shtetit, se janë 3800 të paraburgosur.
Ne kemi krijuar një skenë të paprecedentë dhe janë mbushur burgjet plot. Problemi nuk është pse janë futur 10-12 politikanë brenda, por që janë qytetarët e harruar atje brenda. Janë ezauruar kapacitetet e burgjeve.
Qeveria edhe mund ta ketë shfrytëzuar. Kosova shumicën i ka me garanci pasurore, 10-15 mijë euro”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje