TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 22:38

"Ligji parashikon deri në 15 vite burg", Beci tregon sa rrezikon autori i aksidentit në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

"Ligji parashikon deri në 15 vite burg", Beci tregon sa rrezikon

Ish-prokurori Eugen Beci ka treguar detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Teksa ka folur për mënyrn se si zbatohen dënimet për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, ai tha se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjit, por te zbatimi i tij në praktikë.

“Për sa i përket faktit nëse kemi dënime të rënda, po themi shembullore, është e vërtetë që mund të mos gjesh ose mund t’i gjesh me gishtat e njërës dorë dënimet që janë mbi 10 vite për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo tregon se kemi ligje të shkruara shumë mirë, kemi hetime që mund të nxjerrin fajtorin, por nuk kemi dënime shumë të larta”, u shpreh Beci.

Ai theksoi se kuadri ligjor ekzistues i jep gjykatave hapësirë për masa më të rënda ndëshkuese.

“Që nga viti 2013 e këtej, ligji të lejon që të japësh dënime nga 10 deri në 15 vite burg dhe në raste të caktuara edhe më shumë. Dënimi në vetvete është edhe një fuqi parandaluese, sepse ndikon drejtpërdrejt në frenimin e këtyre veprave penale", deklaroi ai.

Beci u ndal edhe te rëndësia e vlerësimit të çdo rasti sipas rrethanave konkrete. 

“Dënimi varion nga 5 deri në 15 vite, por në varësi të numrit të viktimave dhe rrethanave rënduese, mund të shkojë edhe më lart. Mund të japësh 5, 6, 7, 8, 9 apo 10 vite burg, por nuk besoj se ka shumë raste në Shqipëri me 15 apo 20 vite burg për këto vepra penale”, tha ai.

Në analizën e tij, ish-prokurori theksoi se aksidentet nuk mund të trajtohen në mënyrë të njëjtë, duke kërkuar diferencim në bazë të pasojave dhe përgjegjësisë.

“Nuk mund të trajtohet njësoj një rast kur një drejtues mjeti përplas një person, me një rast kur, për shembull, një drejtues autobusi shkakton një aksident me disa viktima për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Këto janë situata që kërkojnë një vlerësim më të thelluar dhe dënime më të ashpra”, u shpreh Beci për "A2 CNN".

1 Komente

  1. T
    Tony

    Dy viktima nga 15 vite bejne 30 vite. Meqenese ishin femije ne gonxhen e jetes 30 x 2 bejne 60 vite. Ushqimi, buke e mykur me uje e dru para buke e pas buke e te fleje ne cimento jo ne dyshek. Vetem keshtu gdhendet harbuteria.

    Lini një Përgjigje