TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2026, 07:11

Temperatura deri në 27°C, si parashikohet moti për ditën e martë

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në 27°C, si parashikohet moti për ditën e
Ilustrim

Në disa zona priten vranësira të dendura dhe erë me intensitet mesatar, deti i qetë deri mesatar

Ditën e martë, më 5 maj, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura në zona të ndryshme të territorit.

Temperaturat do të variojnë nga 6°C në zonat verilindore dhe juglindore deri në 27°C në ultësirën perëndimore. Vlerat më të ulëta priten në qytete si Korça, Peshkopia dhe Kukësi, ndërsa më të lartat në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Temperatura deri në 27°C, si parashikohet moti për ditën e

Temperatura deri në 27°C, si parashikohet moti për ditën e

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati jugor, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në momente të caktuara mund të arrijë deri në 12 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë.

 

moti parashikimi temperatura

Lini një Përgjigje