Është hedhur këtë të martë, më 5 maj, shorti elektronik për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 10 të pandehurve të tjerë që nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sipas shortit, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), çështja do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, si dhe gjyqtarët Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.
Kujtojmë se gjatë seancës së 27 prillit, gjykata vendosi ndarjen e dosjes në dy pjesë, pasi pranoi kërkesën e 11 të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Mes tyre janë edhe biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja Klotilda Bushka.
Ndërkohë, kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e Erion Veliajt janë rrëzuar më herët nga gjykata. Avokati i tij, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin se në dosje përfshihen rreth 35 fashikuj me prova digjitale (CD dhe USB), të cilat, sipas tij, nuk janë hapur dhe as shqyrtuar gjatë fazës paraprake.
Të pandehurit që do të gjykohen me procedurë të zakonshme
Erion Veliaj
Ajola Xoxa
Meriman Palushi
Gentian Sula
Sokol Kryeziu
Shkëlqim Fusha
Erald Simixhiu
Linda Kazani
Ina Goxhaj
Flutura Xhani
Valmir Xoxa
Të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar
Elman Abule
Fatmir Bektashi
Frosina Bollo
Mirton Lika
Adela Kondakçiu
Klotilda Bushka
Fatjon Baci
Lini një Përgjigje