TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2026, 11:59

"Linda e Tenderëve", 175 milionë të taksapaguesve për dekoratat e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
"Linda e Tenderëve", 175 milionë të taksapaguesve
Arlinda Pogaj /

Arlinda Pogaj shpall tenderin për dekorata e urdhra që Presidenti nuk i jep më, por kryeministri; afati i dorëzimit 15 dhjetor 2026, gati për fushatën e zgjedhjeve lokale 2027, ndërsa dhjetra denoncime për abuzime me fondet publike ndaj saj mbeten pa asnjë reagim nga SPAK-u…

Dhjetra denoncime publike vazhdojnë të bëhen për tenderët abuzivë në kosto, fonde limit, kontrata dhe financime fiktive, që shpall dhe zhvillon Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, por nuk ka asnjë veprim nga SPAK, struktura e hetimit të korrupsionit dhe vjedhjeve që bëjnë zyrtarët.

Ky mosveprim i drejtësisë i ka dhënë guxim dhe i ka krijuar siguri e qetësi "Lindës së tenderëve", për të vazhduar firmosjen e pazareve me fondet publike, madje duke firmosur tenderë të sajuar që janë dukshëm me përmbajtje propagandistike në shërbim të qeverisë.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 4 maj 2026, Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka shpallur tenderin me objekt: "Blerje dekorata, urdhra e medalje", me vlerë fondi limit 175 milionë lekë të vjetra me TVSH.

"Linda e Tenderëve", 175 milionë të taksapaguesve

Këto dekorata, urdhra e medalje do të blihen për llogari të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit të ndryshuar nga kryeministri Edi Rama, që i ka hequr si të drejtë Presidentit të Republikës dhe ia ka dhënë vetes së tij.

Tenderi do të zhvillohet më datë 14 maj 2026, ndërsa afati i zbatimit të kontratës, pra prodhimi dhe dorëzimi i dekoratave e medaljeve, duhet të bëhet brenda datës 15 dhjetor 2026; siç duket, që kryeministri Edi Rama t'i ketë gati për t'i shpërndarë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale 2027./Pamfleti

 

arlinda pogaj linda e tenderëve

1 Komente

  1. s
    sfilitje.com

    Normale eshte shifra nese porositen rreth 300 cope. Ato duhet te jene punime artistike te mjeshterise se larte, dhe nje pjese e tyre do jene te lara me flori...Pastaj eshte edhe nje mbeshteje financiare per sektorin e zejtarise speciale qe eshte ne zhdukje ne vendin tone...Kryesore eshte qe produktet te jene te cilesise se larte. Te cilesia dhe zgjidhja artistike duhet ndaluar abuzimi...nese do te kete. Kerkoni ne internet dhe do te gjeni nje bote, qe per ne eshte krejt e panjohur, mrekullira qe nga lashtesia...Pune te mbare Pamfletit.

    Lini një Përgjigje