
Me kokën e lodhur nga komplotet e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, Enveri relaksohej kur merrte në prehër dhe shëtiste në parqet e ish-Bllokut me Andi Bushatin e vogël.
Në banakun e televizionit të Familjes Berisha (Syri Tv), medias më të varur në Shqipëri dhe me dosje pastrimi parash në Prokurorinë e Tiranës, u shfaq mbrëmë ish futbollisti mediokër, tashmë analist i pavarur, Andi Bushati, duke komentuar gjendjen e mediave në Shqipëri, ku theksoi edhe një herë varësinë e tyre ndaj qeverisë.
Andi Bushati, i cili paguhet si analist në televizionin e Berishës me para të pista që Shkëlzen Berisha u përlan si haraç oligarkëve pranë Edi Ramës që përfitojnë para dhe prona publike, pikërisht nga këto pozita të kompromentuara, komenton dhe konstaton me një çehre serioze kompromentimin e mediave në raport me pushtetin.
Emisioni moderohet nga i ashtuquajturi gazetar pranë Familjes Berisha, Çim Peka, me dosje penale të hapur për pastrim parash, një personazh butaforik, por që ndonëse me 800 euro rrogë të deklaruar, posedon një shtëpi luksoze te Kodra e Diellit, ndërsa ndërron çdo gjashtë muaj makinat luksoze, peshqesh nga dy-tre oligarkë (sipas radhës), përfitues të parave dhe pronave publike falë dorës bujare të Edi Ramës.
Duke nxjerrë në pah figurën e tij serioze si gjithollog, pra që bën prognoza për çdo çështje të mundshme, Bushati komentoi me përçmim avokaten Alesia Balliu, e cila ka shprehur edhe ambicien për të kandiduar për kryetare e PD-së. "Se përmende atë brunetën që del televizion në televizion. Këta mediat i kanë kapur, por duke të karagjozizojnë çdo kritikë të qeverisë duke i vënë përballë figura groteske", tha Bushati, i cili me sa duket pret që televizionet t’i marrin autorizim atij se kujt duhet t’i japin hapësirë televizive apo të rinjtë që kanë ambicie politike.
Komenti përçmues i Bushatit për Alesia Balliun duket se reflekton hakmarrjen e tij pas refuzimit të znj. Balliut për t’iu përgjigjur ftesave të vazhdueshme të Bushatit për verë dhe në orare të papërshtashme. Përmbajtja e disa mesazheve të ruajtura tregon një vardisje deri në përndjekje të Bushatit ndaj Alesia Balliut. Duket se Bushati e ka përjetuar dramatikisht refuzimin e ftesave të tij nga Alesia Balliu, ndaj të cilës reagoi me nervozizëm dhe arrogancë.
Ndërkaq, disa dëshmi tregojnë se Andi Bushati ka qenë një nga relaksimet dhe çlodhjet e Enver Hoxhës. Me kokën e lodhur nga komplotet e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, Enveri relaksohej kur merrte në prehër dhe shëtiste në parqet e ish-Bllokut me Andi Bushatin e vogël. Ish-truproja e Enver Hoxhës, Sulo Gradeci, në revistën Nëntori të vitit 1985 shkruan për rolin e Andi Bushatit në vitet e fundit të jetës së Enver Hoxhës.
“Se ç’dashuri kishte shoku Enver për të vegjlit e pamë përsëri kur shoku Hysni Kapo u bë gjysh.
Andi, nipi i shokut Hysni, nisi të hidhte hapat e parë e të lidhte fjalitë e para dhe shoku Enver gjithmonë e merrte pranë, e puthte, luante me të e mbante në krahë, e shëtiste.
Si në kohë pushimesh në Vlorë, por sidomos në Tiranë, kur dilte shëtitje shoku Enver shumë shpesh afrohej tek dera e oborrit të shokut Hysni dhe trokiste me shkop.
Sapo dilnin e bëheshin gati ta prisnin ai u thoshte:
Aa, jo, jo! S’kam ardhur për vizitë. Pa shihni a ka fjetur Andi?
Kur ishte zgjuar e merrte me vete dhe kalonte me të voglin një pjesë të mirë të kohës. Dukej sheshit që kjo gjë e gëzonte dhe e bënte të lumtur sa më s’ka e, ajo që ishte më e rëndësishme, e çlodhte dhe e përtërinte.
Njëherë pasi u nda me Andin e vogël e po e përshëndeste nga larg, i thashë me të qeshur: Kjo rinia jonë u bë goxha?"./ Marrë nga Prapaskena
Lini një Përgjigje