Ish-presidenti Bamir Topi, gjatë homazheve të zhvilluara në nder të Servet Pëllumbit, vlerësoi figurën dhe kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Topi u shpreh se Pëllumbi ishte një nga zërat më të ekuilibruar në politikën shqiptare dhe brenda Partisë Socialiste, duke e cilësuar gjithashtu si një reformator dhe një nga njerëzit më të mirë me të cilët ka bashkëpunuar në politikë.
“Dua të shpreh ngushëllime për familjen. Jam njohur me profesor Pëllumbin gjatë aktivitetit tim politik. Të jeni të siguritë se vjen si një bindje e brendshme dhe kontakte, ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por brenda PS-së. Një njeri reformator. Ka shumë për të folur për profesor Pëllumbin. Është një nga burrat më të mirë që unë kam pasur rastin të bashkëpunojë në politikë!”, tha Topi.
Lini një Përgjigje