TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 12:08

Spartak Ngjela: Kundërshtarët e Berishës po përgatisin rrëzimin e tij në Kongres

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Kundërshtarët e Berishës po përgatisin
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën brenda PD-së, ku Sali Berisha është i vetëm në garë për kreun e partisë.

Avokati thotë se Sali Berisha ndodhet në një pozicion të vështirë, pasi një pjesë e madhe e partisë është kundër tij.

Sipas avokatit brenda strukturave të PD-së po përgatiten lëvizje për ta sfiduar drejtpërdrejt në Kongres.

“Berisha është çmendur se e di që të gjithë Partinë e ka kundër.  Por edhe krerët diçka po mendojnë

A do t'ia plaisin në kongres Saliut?

Mendohet se po duan t'ia përplasin në Kongres.

Po e bënë këtë; Partia Demokratike vjen menjëherë në pushtet. Kuptohet se ndërkohë ka grupime kundër Saliut në Kongresi.Kundërshtarët e Saliut mendojne që ta rrëzojnë në kongres.

Po Saliu? Është rëndë”, shkruan Ngjela.

Sali Berisha pritet të rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike më 23 maj pa asnjë rival në garë.

Edhe pse partia më e madhe në opozitë hapi një proces formal për regjistrimin e kandidaturave për kryetar, strukturat drejtuese të kontrolluara nga Berisha nuk i hapën udhën rivalëve të mundshëm ndaj tij.

Ish deputetit Ervin Salianji iu refuzua kandidatura për ‘mosplotësim kriteresh’ dhe u akuzua nga drejtues forumesh dhe nga vetë Berisha si një vegël e kundërshtarit politik.

Të njëjtin fat pati dhe ambicja e Mereme Selës, një anëtare e kësaj partie pa profil publik, e cila u skualifikua nga gara për ‘mungesë kontributi të njohur në parti’.

spartak ngjela sali berisha pd

2 Komente

  1. G
    Gëzim Lama

    Çudi , si u skualifikuan të gjithë ?!!!.

    1. M
      Michael

      PD mund ta drejtoje me 100 % garanci vetem z.Tabaku ose z.Zhupa.stop burrave

      Lini një Përgjigje