TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 14:06

Monika Kryemadhi: Fëmijët janë të tmerruar kur unë dal në TV

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi: Fëmijët janë të tmerruar kur unë dal
Monika Kryemadhi

Ish deputetja, Monika Kryemadhi ka treguar reagimet e fëmijëve të saj për daljet televizive.

“Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

Ajo u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon.

“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, tha ajo e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, .

Kryemadhi shtoi se me kalimin e kohës, edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative. “Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi ajo.

Kryemadhi foli edhe mbi akuzat dhe hetimet e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta. Ajo është shprehur se hetimi është politik dhe se ajo e Meta janë linçuar publikisht.

Ajo tha se nuk pendohet për deklaratën ku thoshte se kishte tualet edhe për macet, teksa tha se njerëzit ëndërrojnë të jenë si ajo. Por shtoi se nuk ka vjedhur asnjëherë askënd.

“Iliri nuk ka përdorur asnjëherë karta dhe nuk ka qenë me mua kur i kam përdorur. Dosja kundër nesh është ngritur në bazë perceptimesh. Prokurori thotë në gjyq ‘Perceptimi im është ky…’. Në çështjen tonë ka mungesë objektiviteti.

Nuk ka asnjë argument provash, vetëm padi dhe artikuj mediash.  Ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë. Thonë ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn. Por nuk është kështu, për mua do ishte e rëndë të kishte fjetur në një krevat po ai nuk ka fjetur as në një hotel.

Thonë nuk kemi deklaruar banesën në bllok. Ne na është hetuar për 3 vite kjo banesë, hetim edhe për prindërit e mi dhe të Ilirit. Ndërkohë, kur kam parë dosjen, kam parë që jam thirrur nga LDKPI-ja dhe jam përgjigjur për të gjitha shpenzimet që kam bërë. Më është bërë një hetim administrativ.

Këta e quajnë se ka bërë pastrim të parave nga vepra penale po cila është vepra penale? Nuk e thonë dhe kjo tregon absurditetin. Dosja jonë ka qenë çështje linçimi politik, nuk u interesonte nëse dilte e vërteta apo jo. Donin të linçonin Metën për ta larguar nga partia dhe politika për të mos e patur vërdallë.

Nuk jam penduar për deklaratat dhe hapësirat që u kam dhënë njerëzve. Sa njerëz ëndërrojnë të jenë si mua. Të dalë dikush dhe të thotë që i kam futur unë dorën në xhep?”, tha ajo.

monika kryemadhi fëmijët janë të tmerruar

1 Komente

  1. B
    Bubo

    Ngeli kjo SUPER BAXHELLA, FSHATARJA BREKE GRISURA, te japi opinione per popullin Shqiptar. Kjo, shurraqa, imiton te shoqin, qe ishte opinionist per gjithecka. Qe jane transformuar Shqiptaret keshtu, Pergjegjesit kryesor je Ti, Like dhe SALI plera.

    Lini një Përgjigje