TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 21:00

Nga Londra në Tiranë, marrëveshja që ndezi debatin për burgjet; shifrat që trazojnë Qeverinë

Shkruar nga Pamfleti
Nga Londra në Tiranë, marrëveshja që ndezi debatin për
Burg

Ata sapo kanë bërë një marrëveshje me Shqipërinë për të kthyer 200 të burgosur, por kjo vjen me kushte të caktuara…

Kostoja që Britania e Madhe përballon për mbajtjen në burg të kriminelëve të huaj është cilësuar si “tronditëse” nga një ish-drejtoreshë burgjesh. Duke folur për GB News, këshilltarja e Reform UK për burgjet, Vanessa Frake, i kërkoi qeverisë laburiste të “bindë vendet e tjera” që të marrin mbrapsht shtetasit e tyre të dënuar.

Një investigim ekskluziv i GB News zbuloi se fatura vjetore për burgosjen e shkelësve të huaj ka arritur në 629,408,766 paund. Nga 87,342 të burgosur që ndodhen në burgjet britanike në Angli dhe Uells, 10,487 janë shtetas të huaj. Duke reaguar ndaj këtyre shifrave, Frake deklaroi për GB News se “kostoja për këtë vend nga të burgosurit e huaj është tronditëse”.

Është një proces shumë i gjatë dhe i zvarritur, që ndahet në tre fusha kryesore”, shtoi ajo.

Duke shpjeguar këto fusha, ish-drejtoresha e burgut tha se “problemi lidhet me mungesën e dokumenteve të identitetit për këta persona. Shpesh ata heqin qafe pasaportat e tyre, kështu që Home Office duhet t’i shkruajë vendit nga vijnë, dhe ky proces është shumë i ngadaltë. Ndonjëherë vendi përkatës refuzon.”

Duke argumentuar se qeveria laburiste “ka provuar” të gjejë një zgjidhje për problemin, Frake përmendi marrëveshjen e Britanisë me Shqipërinë.

Ajo tha se “është një proces jashtëzakonisht i ngadaltë dhe nuk është përshpejtuar realisht, megjithëse qeveria është përpjekur. Ata sapo kanë bërë një marrëveshje me Shqipërinë për të kthyer 200 të burgosur, por kjo vjen me kushte të caktuara, si përmirësimi i sistemit të burgjeve, dhënia e makinave elektrike Volkswagen etj.”

Frake shprehu pakënaqësinë për faktin që Britania paguan deri në “32 paund në ditë” Shqipërisë për mbajtjen e shtetasve shqiptarë të dënuar. “Kushton rreth 109 paund në ditë në këtë vend për të mbajtur një shtetas të huaj në burg, ndërsa ne do t’u japim shqiptarëve 32 paund në ditë, kështu që ende nuk është një proces i shpejtë. Dhe Shqipëria, interesant është fakti, është vendi nga ku vijnë më shumë të burgosur të huaj. Pastaj vjen Irlanda dhe më pas Polonia, dhe sigurisht ka edhe vende të tjera, por këto janë tre vendet kryesore të origjinës së të burgosurve të huaj”, shtoi ajo.

Frake theksoi se qeveria laburiste “nuk mund t’ia dalë” thjesht duke i hipur kriminelët e huaj në avion,  duhet të ketë marrëveshje mes vendeve.

“Nuk do t’ia dalim thjesht duke i futur në avionë; duhet t’i bindim këto vende që t’i marrin këta individë mbrapsht”, shtoi ajo.

Sipas ndryshimeve të njoftuara vitin e kaluar, të burgosurit që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Britani do të deportohen pasi të kenë kryer vetëm 30 për qind të dënimit, me synim uljen e presionit mbi burgjet dhe kostove për taksapaguesit.

Nga Londra në Tiranë, marrëveshja që ndezi debatin për

Në një deklaratë, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha se “bilanci i kësaj qeverie në deportimin e shkelësve të huaj flet vetë, me më shumë se 8,700 persona të larguar që nga korriku 2024, një rritje prej 32 për qind krahasuar me 19 muajt e mëparshëm.

“Ne po ndryshojmë gjithashtu ligjin që të burgosurit e huaj të deportohen më herët se kurrë më parë, ndërsa rikthejmë rendin dhe kontrollin mbi kufijtë tanë”, vijon deklarata.

630 milionë paund në vit

Kriminelët e huaj që mbahen në burgjet britanike po u kushtojnë taksapaguesve afro 630 milionë paund në vit, sipas një analize të re të publikuar nga GB News. Shifrat zyrtare të publikuara javën e kaluar tregojnë se rreth një në tetë të burgosur është shtetas i huaj.

Me një kosto mesatare prej 60,018 paund për çdo vend në burg, fatura vjetore për mbajtjen e shkelësve të huaj ka arritur në 629,408,766 paund. Sipas GB News, kjo shumë mund të mbulonte pagat e rreth 16,500 policëve ose afërsisht 15,000 infermierëve të NHS.

Kostoja e funksionimit të burgjeve është rritur gjithashtu me 65 për qind gjatë dekadës së fundit. Rreth 10 vite më parë, kostoja mesatare vjetore për çdo të burgosur ishte 36,259 paund.

Si rezultat, kostoja totale për taksapaguesit britanikë për mbajtjen e shkelësve të huaj është rritur me 77 për qind gjatë të njëjtës periudhë, nga rreth 355 milionë paund një dekadë më parë.

Ndërkohë, numri i shtetasve të huaj në burgjet britanike është rritur gradualisht dhe tani përbën 12 për qind të popullsisë totale të burgjeve. Një dekadë më parë kjo shifër ishte 11 për qind.

Shtetësitë më të përfaqësuara në burgje janë shqiptarët me 969 persona, të ndjekur nga irlandezët me 718 dhe polakët me 683. Rumunët me 674 dhe indianët me 396 persona përbëjnë grupet e katërt dhe të pestë më të mëdha të shkelësve të huaj në Britani.

Të dhëna të ndara të publikuara vitin e kaluar tregojnë se pothuajse një në katër shkelës të huaj është dënuar me më shumë se dhjetë vite burg. Qeveria laburiste është përballur me presion nga partitë opozitare që kërkojnë ashpërsim të rregullave të deportimit, ndërsa Kemi Badenoch dhe Nigel Farage janë zotuar të largohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

Ky dokument i debatueshëm ka bërë të mundur që shumë kriminelë të huaj të qëndrojnë në Britani përmes nenit 3, që ndalon torturën, dhe nenit 8, që mbron të drejtat familjare. Megjithëse Partia Laburiste ka refuzuar të largohet nga konventa, ministrat e Home Office po përpiqen të ashpërsojnë rregullat e deportimit.

Sipas ndryshimeve të njoftuara vitin e kaluar, të burgosurit pa të drejtë ligjore qëndrimi në Britani do të deportohen pasi të kenë kryer vetëm 30 për qind të dënimit, për të ulur presionin mbi burgjet dhe barrën për taksapaguesit.

Më parë, ata duhej të kishin kryer 50 për qind të dënimit para se të riktheheshin në vendin e origjinës. /Pamfleti/

britania shqiptare burgje

Lini një Përgjigje