TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 22:41

Projekti “Smart City”, Kush do t’i kontrollojë të dhënat sensitive të fëmijëve që merren nga kamerat në shkolla?

Shkruar nga Pamfleti

Projekti “Smart City”, Kush do t’i kontrollojë të

Nga tabela e projektit “Smart City” kuptohet edhe rrjeti me numrin e kamerave për secilën prej shkollave që do të integrohen në sistemin monitorues. Shkolla me numrin më të vogël të kamerave do të jetë ajo 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërsa numri më i madh i tyre në shkollën e mesme “Qemal Stafa” Sa më i madh numri i nxënësve, aq më i madh numri i kamerave.

“Me monitorim padashje mund të çojmë drejt bullizimit dhe agresivitetit të studentëve. Imagjino që do të monitorohen gjithë kohën. Do të qëndrojnë 8 orë, ndoshta më shumë me programin e ri. Nuk dihet, monitorimi do të jetë në ambientet e përbashkëta, apo edhe në klasa?”, u shpreh Gentian Serjani, avokat.

“Vendosja e kamerave inteligjente është një mundësi e mirë për të rritur sigurinë brenda institucioneve. Kamerat e Smart City nuk do të jenë në ambiente të ndaluara si në klasa, apo banjo, por në korridore, oborre, jashtë shkollave. Dhe kjo nuk e cenon privatësinë”, u shpreh Faik Basha, ekspert ekonomie.

Dilema e madhe që mbetet është se si do të ndikojë kjo nismë në psikologjinë e fëmijëve, duke pasur parasysh se ata do të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës. Mendimet dhe opinionet janë të ndryshme, por nëse flasim me psikologë të të miturve, situata është disi më e qartë në këtë aspekt.

Por, në gjithë këtë histori ka një dilemë të madhe: kush do t’i monitorojë këto të dhëna sensitive në kohë reale, shqiptarët apo monitoruesit në Abu Dhabi? Mbi këtë dilemë ngrihet shqetësimi se të dhënat tona dhe të fëmijëve mund të përfundojnë në duar si ato të hakerëve iranianë…

Të dhënat e mbledhura nga sistemet e monitorimit/kamerat do të vijojnë të ruhen në sistemin aktual në përdorim dhe administrim nga shkollat respektive. Platforma Smart City do t’i konsultojë këto të dhëna për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, konkretisht: parandalimin e incidenteve që cenojnë sigurinë; mbrojtjen e nxënësve, stafit dhe pasurisë publike. Të dhënat ruhen në sisteme të administruara nga kontrolluesi i të dhënave, respektivisht të dhënat nga kamerat e sistemit të monitorimit nga shkollat respektive sipas kapaciteteve rezervuese që ato kanë, ndërsa alertet për aktivitete të dyshimta në sistemin e administruar nga Policia e Shtetit.

Ministria thekson se do të ruhet konfidencialiteti përmes masave teknike të avancuara, por sërish mbetet dilema nëse të huajt do të kenë akses të dyfishtë…

Ministria e Brendshme sqaron se projekti do të implementohet në përputhje me Ligjin nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i përafruar me standardet e Rregullores së BE-së (GDPR), duke respektuar parimet e ligjshmërisë, drejtësisë dhe minimizimit të të dhënave.

“Ne sot i kemi kamerat, jo të kësaj natyre. Nëse në kohën reale kapet konflikti, të çojë informacionin në qendrën e kontrollit, ta shpërndajë te operatorët dhe në kohë shumë të shpejtë të çojë informacionet te strukturat e policisë nëse është nevoja për ndërhyrje”, u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.

Në objektivat e shprehura publikisht që në hapat e parë nga ish-ministrja e Brendshme Albana Koçiu, sot zëvendëskryeministre, thuhet se projekti do të rrisë me 30 % zbulueshmërinë e veprave penale. Po ashtu, projekti synon uljen me 45 % të fataliteteve nga aksidentet, shifra të cilat mbeten për t’u parë…

“Nëse pamë rastin në Turqi kur një i mitur u fut dhe qëlloi me armë. Tregoi se edhe pse kishte kamera dhe monitorim, u pa se ishte shumë e lehtë për këta persona të futeshin në shkollë dhe të sulmonin fëmijët. Nuk mjafton vendosja e kamerave dhe monitorimi për sigurinë te fëmijët”, u shpreh avokati Redi Ramaj.

“Jo, nuk do të isha dakord që fëmija im të filmohej gjatë gjithë kohës. Që ta pranoja, do të doja të kisha bisedë transparente ndërmjet institucionit dhe materialeve filmike që do të sigurohen nga ky filmim. Së treti, do të doja që fëmija të mos ndihej nën trysninë e monitorimit, por të ndihej nën kujdesin e psikologut dhe punonjësit social. Dhe në momentin që ka një problem me shokun e klasës, të mos jetë vetëm kamera që e monitoron, por të jenë kujdestarja, psikologia, punonjësja sociale që i vjen në ndihmë”, u shpreh Gentian Serjani, avokat./InsideStory

smart city

4 Komente

  1. J
    Jeta

    Do te vazhdojne ta kontrollojnë serbogreket. Aktualisht, nje shkja eshte shefi i kontrollit te krimit kibernetike te Polisise se Republikës se Shqiperise. Kete mediat duhet tua bejne me dije shqiptarve londinez dhe me gjere

    1. f
      five company

      Ne vazhdim te komentit te mesiperm, shtoj se dikur prane Motel Kotoni ne Tirane qe i ben karshillek Parlamentit te kumbaricave, Kullave binjake 9/ 11 te biznesit te " sllavopronareve" te indianeve te pallatit mbrapa qe mbolli fushat me pambuk, mund te krijojme nje ide te qarte se ke do vezhgoje kamera, perse, qysh dhe tek... Nuk mendoj se mund te kemi ndonje ngasje per pedofili, vetem se kamerat do vendosen ne hollin e hyrjes ne banjo, korridor, mbrapa tabelave ne klasa dhe ne parmaket e dritareve... Behet pikerisht per kete grup shoqeror qe perkufizohet me termin " Dhuna gjeneron dhune"!!!

      1. J
        Jak Petov

        Me sa jamë informuar kamerat shtëpiake apo në rastin konkret futim edhe kamerat e shkollës, të dhënat ruhen 7 deri në 30 ditë dhe automatikisht fshiehen, me përjashtim të rasteve kur kamerat duhet të plotësojë shiritin e regjistrimit deri në fund duke e zëvendësuar me shiritin tjetër. Kjo varet nga mënyra se si bëhet cilësimi i kamerave. E dyta që të mos përdoren të dhënat personale ndryshohet kodi në cdo orë që dëshiron shkolla apo personi që disponon kamerat. Sipas portalit tuaj sa teknik merren me montimin e kamerave dhe kodi që përdor tekniku i montimit ndryshon me kodin e zgjedhur nga personi shtëpiak e në rastin konkret futim edhe shkollat Pyesni njëherë pastaj bëni portale.

        1. S
          Ska emer

          Klasa eshte ambient privattttt edhe e quan veten avokat femija duhet te monitorohet sa ore zgjat mesimi ne klase duhet kamera prandaj po del duarsh ky brez se ka prinder si puna jote qe thote klasa eshte vend privattttt hajde avokat hajde!

          Lini një Përgjigje