TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 15:01

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Tiranë, Policia e Shtetit dhe delegacioni gjerman BKA diskutuan forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Në GJKKO, ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi mbetet në paraburgim, pasi u rrëzua kërkesa për ndryshim mase sigurie.

Në Shkodër, drejtori i AKU-së u dhunua me sende të forta dhe ndodhet në spital, ndërsa policia po heton autorin.

Në Fier u arrestua një 43-vjeçar me armë në banesë, ndërsa në Lezhë u godit një grup kriminal që shpërndante drogë dhe organizonte lojëra fati.

Në Vlorë, katër betoniere u përfshinë nga flakët në një kantier, me dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Në Shkup, një aksident i rëndë me kamion la katër viktima, mes tyre një bariton i njohur dhe djali i tij.

Në Itali, dy shqiptarë u arrestuan për trafik droge me skemë “delivery”, ndërsa në Britani po zgjerohet hetimi ndaj ish-princit Andreë në çështjen Epstein. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje