TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 11:58

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Kuvend dhe në politikën shqiptare, opozita vijon të numërojë humbjet, ndërsa mazhoranca thekson fitoret në procesin e integrimit europian.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se më 26 maj pritet të vuloset faza hyrëse e negociatave me Bashkimi Europian, ndërsa PS dhe PD bashkuan votat edhe për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, përfshirë forcimin e Komisionit “Xhafaj”.

Brenda opozitës, Ervin Salianji akuzoi Berishën dhe Ramën për një “pakt të heshtur politik”, ndërsa aktivistja Evi Kokalari ka dorëzuar kallëzim në SPAK ndaj familjes Berisha për çështje që lidhen me drejtimin e PD-së.

Në planin social, raporti i Eurostat tregon se Shqipëria po përjeton tkurrje të fortë demografike, me rreth 12 persona më pak për 1000 banorë në vitin 2024.

Ndërkohë, në Shkodër është dhunuar kreu i AKU-së, Ramir Haderi, ndërsa në Shkup një aksident i rëndë la 4 viktima.

Qeveria e Kosovës ndan 100 euro për disa kategori... Abdixhiku shpërthen ndaj Kurtit duke e akuzuar për blerje votash.

Në arenën ndërkombëtare, Vladimir Putin testoi raketën “Yars”, ndërsa raportime nga CNN thonë se Irani po rindërton më shpejt se pritej kapacitetet e tij ushtarake. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje