TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 14:22

Kreu i AKU-së u sulmua me levë në Shkodër, zbardhet dëshmia: Nuk e identifikoha autorin! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i AKU-së u sulmua me levë në Shkodër, zbardhet
Policia Shkodër

Policia e Shkodrës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që sulmoi me sende të forta drejtorin e AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Sipas burimeve, Haderi ka pësuar dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk ka marrë plagë në organet jetësore.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, ai ka deklaruar se nuk ka mundur ta identifikojë personin që e ka goditur me levë, ndërsa ka pohuar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, por deri më tani ato nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit dhe vënien para drejtësisë të autorit.

 

Lini një Përgjigje